Site icon PORTALB

Ka dhënë dorëheqje nënkryetari i LSDM-së

Uzunov:Standardi jetësor do të përkeqësohet

Uzunov:Standardi jetësor do të përkeqësohet

Njëri prej katër nënkryetarëve të LSDM-së, Vanço Uzunov, ka dhënë dorëheqje dje para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të partisë. Nga LSDM njoftojnë që Uzunov dorëheqjen e ka paraqitur në formë të shkruar, ndërsa në të thuhej se shkaku i dorëheqjes janë arsyet personale.

Profesori universitar Uzunov këtë e paralajmëroi më herët, duke shprehur pakënaqësinë me sondazhin e fundit nga IRI në lidhje me besimin e qytetarëve ndaj partive politike.

“Rezultatet me të vërtetë flasin për shoqërinë tonë në përgjithësi. Më saktësisht, për normat morale në të. Unë nuk besoj se në Maqedoni ka shumë njerëz që pas gjithë atyre “bombave”, nuk kanë dëgjuar për gjithë atë që e bën qeveria. Pyetja është: Pse kaq shumë njerëz kanë moral mjaft elastik, me një gatishmëri për të toleruar këtë situatë”, pati thënë më herët Uzunov.

Exit mobile version