Site icon PORTALB

Rrëfehet babai i 20-vjeçares së vetëvrarë: Vajzën e varrosa nuse

Babai i Ida Xherahut, studentes së Psikologjisë, që u vetëvra në Tiranë para dy ditësh, mohon pretendimet e policisë për motivin e ngjarjes.

Duke folur për gazetën Panorama, Bajram Xherahu thotë: “Unë vajzën e kam varrosur nuse. Jam shumë i indinjuar nga ato që kam lexuar. Vajza ime, sipas gazetave, del lesbike. Unë nuk e di se nga ka dalë ky informacion kur autopsia nga Mjekësia Ligjore nuk ka dalë”.

“Të paktën mua, Prokuroria dhe Policia si prind nuk më kanë thirrur, nuk më kanë kontaktuar për të më marrë në pyetje. Unë e kam tërhequr vetë trupin e vajzës në morg. E kam mbajtur i vetëm arkivolin e vajzës sime. E imagjinoni dot që të vish nga Tirana deri në Fdier i vetëm me arkivolin e vajzës sime dhe i vetëm në timon?”

Bajrami thotë se nuk ka asnjë dyshim për ngjarjen.

“Kam një djalë 17 vjeç në Itali, që nuk varrosi dot të motrën. Djali më është çmenduri se nuk arriti t’i hidhte sot dhe’ të motrës. Thuhet se vajza ka pirë dy kokrra fostoksinë dhe paska qenë e dehur. Vajza ime nuk pi një çerek birre. Ku e gjeti ajo fostoksinën. Ekspertiza nuk ka dalë ende. Doktori më tha se del pas dhjetë ditësh”.

Exit mobile version