Site icon PORTALB

A mund të bëhen martesat mes dy Bajrameve?

Fiter Bajrami 2015, Shkup (4)

Fiter Bajrami 2015, Shkup (4)

Imami i Xhamisë së Matiçanit në Prishtinë Irfan Islami ka thënë për Klan Kosovën se interesimi i të rinjve për ta falur Fitër-Bajramin në xhaminë ku ai është imam ka qenë i madh.

Ai në Sytë 7 të Klan Kosovës poashtu ka bërë me dije  se të gjithë ata që kanë agjëruar Ramazanin janë treguar shumë solidar duke dërguar vitra tek xhamia e Matiçanit.

“Fitër Bajrami  është festë e mirë për t`u afruar njerëzit mes , dhe për t`i larguar hasmëritë nëse ka pasur më herët” ka shtuar më tej ai.

Imami Irfan Islami  ka theksuar më tej se për këtë festë nuk është e domosdoshme që njerëzit të veshin rroba të reja, por se sipas tij ato duhet të jenë të pastra.

Ndërkaq, idetë që martesat nuk duhet të bëhen mes Bajramit të Madh dhe atij të vogël, ai ka theksuar se janë bestytni që i kanë krijuar vetë njerëzit.

Exit mobile version