Site icon PORTALB

Ahmeti mbështet ekspertizën e Fejt për MO-në

Ahmeti-Feith

Ahmeti-Feith

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në një takim në selinë e kësaj partie në Tetovë Piter Fejt , ish diplomatin dhe kontribuesin e madh të paqes dhe stabilitetit në Maqedoni dhe në rajon.

Ahmeti dhe Fejt kanë folur mbi projektin që udhëheq Fejt në emër të Institutit Evropian të Paqës që financohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian e që ka të bëjë me ekspertizën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari Ahmeti mbështet plotësisht përpjekjet dhe bashkëpunimin e Fejt dhe të Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit në drejtim të përgatitjes së një raporti të detajuar dhe rekomandime për të vijuar me politika që rrjedhin nga marrëveshja e Ohrit.

Fejt është autoriteti më i thirur për të përgatitur këtë raport dhe Ahmeti  premtoi mbështetjen e tij të plotë për të realizuar pasqyrë reale mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të pregaditur rekomandime për ta vijuar rrugën drejt një shoqërie më të integruar, thuhet në njoftimin për shtyp të BDI-së

Exit mobile version