Site icon PORTALB

Ja arsyeja e vizitës befasuese të Ramës në Prishtinë

Isa Mustafa dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ka kryer një vizitë befasuese në Prishtinë, ku është takuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi.

Rama ka ardhur në Prishtinë për të sjellë porositë e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është e shqetësuar për shkak të mungesës së përparimeve në dialogun Prishtinë-Beograd dhe me “destruktivitetin e palës kosovare në bisedime, përcjell Express.

Arsyeja, sipas burimeve, që Rama është dërguar në Prishtinë, ka të bëjë me ndikimin që ka Tirana tek autoritetet e Kosovës.

Merkel ka pritur më 30 qershor delegacionin e Kosovës të prirë nga Isa Mustafa, në zyrën e saj në Berlin. Ndërkohë që gjatë vizitës në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë Merkel e anashkaloi Kosovën.

Exit mobile version