Site icon PORTALB

Sulmohen dy vëllezër nga një grup me maska në Kumanovë

Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 1 të natës në afërsi të parkut të Sokollanës në Kumanovë janë sulmuar dy vëllezër shqiptarë, Sali dhe Bunjamin Latifi.

Ata deklaruan se duke u kthyer në shtëpi pasi që kishin blerë bukë për syfyr, nga pas u sulmuan nga një grup prej 7 personash me thika e shufra të metalit, deri në momentin sa kanë arritur të dalin në rrugën kryesore kur ikën sulmuesit. Pas incidentit janë dërguar në spital, prej nga është njoftuar edhe policia, transmeton RTVM.

Rastin e mbrëmshëm e konfirmoi edhe zëdhënësja e SPB-së të Kumanovës, Valentina Nikollovska, e cila tha se rreth orës 1 pas mesnate afër parkut u  sulmuan dy të rinjtë nga një grup prej shtatë vetash.

Ekipet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit dhe kapjen e sulmuesve.

Exit mobile version