Site icon PORTALB

“Solidariteti”: Marrëveshja është në kundërshtim me aspiratat që Maqedonia të jetë shtet demokratik

LM Solidariteti

LM Solidariteti

Marrëveshja e arritur mes liderëve partiak nuk paraqet ndonjë hap para demokratik “përkundrazi ai është në kundërshtim me aspiratat që Maqedonia të jetë shtet demokratik dhe social dhe i mohon idealet për të cilat bën përpjekje ndërmjetësuesi në këtë proces, Bashkimi Evropian.”, deklarojnë nga Lëvizja “Solidariteti.

Sipas tyre më shqetësuese është fakti se po anashkalohet masa më e madhe e popullatës e cila nuk i takon asnjërës nga katërt partitë dhe e cila nuk ka qenë e përfaqësuar në bisedimet, ndërsa sipas tyre, ata do t’i mbartin pasojat më të rënda.
“Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI tregoi se për atë nuk ekziston as Kushtetutë, as ligj i cili mund t’i pengoj në marshimin e tyre kundër lirisë së shprehjes së mediave dhe njerëzve, lirin e organizimit, drejtësinë sociale, standardet e punëtorëve dhe shkatërrimin e jetët tona. Sulmet fizike nga ana e Zv/Kryeministrit Peshevski, ndërsa më parë edhe nga bashkëpunëtorët medial të regjimit, mbi gazetarë për shkak të parashtrimit të pyetjeve kritike, janë ilustrimi më i mirë i dhunës dhe arbitraritetit në bazë të cilës kjo qeveri u bë e njohur”, pohojnë nga ‘Solidariteti”.

Exit mobile version