Kanadaja është emëruar si shteti me reputacionin më të mirë në bptë, në një anketë të bërë lidhur me atë se si shihen shtetet në botë.
Shteti nga Amerika Veriore e rikonfirmoi veten në vendin e parë, në një raport vjetor që hulumton punën e qeverive, ambientin dhe ekonominë e 55 shteteve.
Anketa e kryer nga Reputation Institute, një kompani këshillëdhënëse, që kryen “menaxhim të reputacionit”, ka matur besimin, admirimin dhe respektin që 55 shtetet gëzojnë gjithandej, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i kryerjes së kësaj anekte në vitin 2010, Kanadaja është renditur e para në katër nga gjashtë vitet, duke mos qenë kurrë më poshtë në renditje sesa e dyta.
Këtë vit, pas Kanadasë u rendit Norvegjia, e treta Suedia ndërsa Zvicra ishte e katërta.
Mbretëria e Bashkuar u ngjit për dy vende, krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur e 13-ta, ndërsa ShBA-të u renditën në vendin e 22-të.
Këto janë dhjetë vendet e renditura më lartë:
1 – Kandaja
2 – Norvegjia
3 – Suedia
4 – Zvicra
5 – Australia
6 – Finlanda
7 – Zelanda e Re
8 – Danimarka
9 – Holanda
10 – Belgjika
… ndërsa këto dhjetë të fundit:
46 – Kina
47 – Ukraina
48 – Arabia Saudite
49 – Algjeria
50 – Kazakistani
51 – Nigeria
52 – Rusia
53 – Pakistani
54 – Irani
55 – Iraku