Mos-përmbajtja e urinës gjatë shtatzënisë

Së bashku me gëzimin dhe planifikimin për sjelljen në jetë të bebes, mund të hasësh edhe në disa eksperienca të pakëndshme gjatë shtatzënisë, siç janë përzierjet e mëngjesit, shenjat në lëkurë ose mos-përmbajtën e lehtë të urinës. Më poshtë do të gjeni të gjitha detajet lidhur me mos-përmbajtjen e lehtë të urinës.

Shkaktarët

Mos-përmbajtja e lehtë e urinës mund të jetë për shkak të arsyeve të ndryshme. Disa gra kanë predispozim gjenetik për një gjë të tillë, ndërsa të tjera nuk e kanë. Raca dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu. Duhan pirja konsiderohet si kontribuuese në mos-përmbajtje. Sëmundjet palombare siç janë astma dhe kolla kronike, mund të dobësojnë muskujt e poshtëm të pelvisit për shkak të presionit të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund të rritë presionin në pelvis mund të kontribuojë në simptoma të pakëndshme.

Për më tepër, pesha e barkut në rritje, duke shtypur fshikëzën e urinës është ndoshta një faktor që shkakton rrjedhje gjatë shtatzënisë. Nëse mos-përmbajta e lehtë urinare ekziston përpara shtatzënisë, ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzanisë dhe madje të mbetet dhe pas lindjes. Mos përmbajtja e lehtë urinare është rezultat i relaksimit të muskujve të poshtëm të pelvisit, tërheqja ose dëmtimi i nervave të pelvisit që furnizojnë muskujt.

Madhësia e bebes, e kombinuar me madhësinë e pelvisit, mund gjithashtu të jenë faktorë të tjerë. Koha gjatë së cilës gruaja shtyn gjatë lindjes, mund të kontribuojë ndjeshëm në mos-përmbajtje.

Gjatë lindjes natyrale, mund të kërkohet ndihmë. Kur mamaja e ardhshme është tejet e lodhur ose kur ka problem me rrahjet e zemrës së fetusit, mund të jetë e domosdoshme të përshpejtohet procesi i lindjes. Për shembull, përdorimi i pincave rrit sadopak mundësinë për mos-përmbajtje të lehtë

Disa këshilla

Së pari duhet të lini duhanin (veçanërisht gjatë shtatzënisë), për të mbajtur nën kontroll kollitjen dhe teshtimat.
Bëni ushtrime për të forcuar pjesën e poshtme të pelvisit.
Ushtrime për pjesën e muskujve të poshtëm të pelvisit mund të ndihmojnë gratë që kanë problem me mos-përmbajtjen e lehtë të urinës- veçanërisht në rastet e theksimit ose detyrimit të mos-përmbajtjes, të cilat janë dy llojet më të zakonshme. Ato janë ushtrime shumë ndihmuese nën udhëzimin e trajnuesit të specializuar që do të ndihmojë gratë të kuptojnë dhe maksimizojnë përfitimet e këtyre ushtrimeve. Këto ushtrime specifike nuk e kurojnë mos-përmbajtjen urinare, por ato shpesh përmirësojnë simptomat duke rritur mjaft kohën derisa të mbërrish në tualet.
Ushtrimet Kegel janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nuk ka rrezik për fetusin apo për nënën. Kjo sigurisht që nuk nënkupton që nuk duhet të keni gjithmonë aprovimin e mjekut para nisjes së çfarëdo lloji ushtrimi gjatë shtatzënisë. (link sanilady site kegel)
Kujdes me marrjen në peshë gjatë shtatzënisë. Sigurisht, shtatzënia nuk është koha më e mirë për të mbajtur dietë. Është gjithsesi koha kur ushqimi i mirë dhe menaxhimi i peshës janë shumë të rëndësishëm. Nëse nuk ke historik të mirë në këtë fushë, mund të jetë e dobishme të punosh me një nutricionist për këshillim mbi ushqimin e shëndetshëm dhe të mësosh si të kontrollosh peshën. Kur pesha e një gruaje tejkalon pragun, mund të ketë impakt negativ në shëndetin e muskujve të poshtëm të pelvisit dhe të rritë mundësinë e simptomave të mos-përmbajtjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button