Site icon PORTALB

Njihuni me 3 femrat e para shqiptare që e pushtuan majën e ‘Mount Blanc’ (Foto)

Uta Ibrahimi, Arineta Mula dhe Afërdita Tahiri janë tri vajzat nga Prishtina që pas shumë javë e muaj përgatitje së bashku me anëtarët tjerë të ‘Klubit Alpin Prishtina’ realizuan misionin e tyre që ta pushtonin një nga majat më të larta në Evropë më saktësisht majën e malit ‘Mont Blanc’ që ka në lartësi prej 4810 metra.

Ekspedita e alpinistëve nga Kosova që ka ka zgjatur tri ditë është organizuar nga ‘Klubi Alpin Prishtina’ si dhe është udhëhequr nga Qendrim Sopi dhe Nazmi Hasanramaj, transmeton Lajmi.net

Mali ‘Mount Blanc’ ndodhet në kufirin mes Francës dhe Italisë, lartësia e tij është 4810 metra mbi nivelin e detit, pushtimi i këtij mali është ëndërr e shumë alpinistëve dhe aventurierëve të natyrës.

Exit mobile version