Site icon PORTALB

587 vërtetime të reja për kërkesë të të drejtës së azilit

Emigrant

Emigrant

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil ka ndarë vërtetime për qëllimin e treguar për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë për 587 shtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin tonë.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 16.07.2015 në orën 8:00, kumtoi MPB-ja, janë ndarë vërtetime për 14.311 shtetas të huaj, prej të cilëve, 10.765 janë të gjinisë mashkullore, 1.835 janë të gjinisë femërore, 1.577 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 134 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës të azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 10.336, më pas Afganistanit – 1.182, Irakut – 761, Pakistanit – 510, Somalisë – 380, Palestinës – 334, Kongos – 249, Kamerunit – 100, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Exit mobile version