Site icon PORTALB

Fillojnë ndihmat për Greqinë, Eurogrupi miraton sot kredinë prej 7 mld euro

Greqi

Eurogrupi ka miratuar sot një kredi 7 miliardë euro për Greqinë.   Vendimi i marrë nga eurodeputetët është njoftuar në një konferencë për shtyp të Eurgrupit.   Ndërkohë, kjo kredi shihet si një kredi-urë për Greqinë, pas miratimit të masave mbrëmjen e kaluar nga parlamenti.   Ndërsa, njoftimi zyrtarë për këtë kredi pritet të jepet nesër nga Eurogrupi.

**************************************

Parlamenti grek herët këtë mëngjes miratoi projekt-ligjin mbi masat e ashpra dhe reformat ekonomike, votim ky i cili krijoi një hendek të thellë në koalicionin qeverisës.

Masat në fjalë u propozuan nga kryeministri grek Alexis Tsipras, për të siguruar huadhënësit ndërkombëtarë dhe paketën e ndihmës tre-vjeçare të Greqisë në vlerë prej rreth 85 miliard euro, (93 miliardë dollarë).

Masat e reja hasën në pakënaqësi tek qytetarët grekë, të cilët dolën në rrugët e Athinës.

Plani evropian për reforma, në parlament u miratua me 229 vota “pro” dhe 64 “kundër”. Në mesin e atyre të cilët nuk dhanë pëlqimin për masa të rrepta shtrënguese, ishte edhe kryetari i Parlamentit, Zoi Konstantopoulou dhe ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis.

Rrugët e Athinës dje ishin skena të përleshjeve midis policisë dhe qytetarëve, sidomos para Parlamentit, ku u mblodhën një numër i madh të qytetarëve.

Exit mobile version