Site icon PORTALB

LU për marrëveshjen: Vërehen lëshime të rëndësishme të cilat anashkalojnë çështjen shqiptare

Reagime, përshëndetje dhe urime për marrëveshjen

Liderët partika

Lëvizja Uniteti, është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes mes partive politike në IRJM, në lidhje me tejkalimin e krizës politike.

“Duke aprovuar dhe përshëndetur në parim çdo zhvillim që mëton të japë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet vendi, na duhet të themi që në Marrëveshjen e fundit vërehen lëshime të rëndësishme të cilat anashkalojnë çështjen shqiptare këtu.

Marrëveshja në fjalë është politike, partiake dhe teknike. Si e tillë, ajo paraqet vetëm një zgjidhje ose thënë më mirë, tentim zgjidhje afatshkurtër të krizës politike që nuk është shkaktuar nga shqiptarët. Parë realisht, ajo nuk garanton demokratizimin e plotë të sistemit dhe jetës politike në Maqedoni. Ajo mund të shihet si pozitive vetëm në aspekt të inicimit të daljes nga kriza aktuale ku e ka çuar vendin poliitika e papërgjegjshme nacionaliste dhe jodemokratike e elitës qeveritare maqedonase.

Duke mos garantuar pozita serioze qeveritare dhe përfaqësim real politik për shqiptarët, ajo nuk ka të bëjë realisht me interesat e drejtpërdejta të komunitetit shqiptar në IRJM, për më shumë liri, demokraci dhe faktorizim në shoqëri. Me këtë ajo nuk kontribuon në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike në vënd, nëpërmjet zgjidhjes së sfidave të hapura me karakter kryesisht etnik.

Partitë politike shqiptare duhet të fillojnë negociata serioze ndërshqiptare në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje shqiptare për krizën politike. Pastaj të bashkuar në një Marrëveshje unike, të dalin me këtë qëndrim para spektrit partiak maqedonas dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Lëvizja Uniteti, duke vlerësuar, respektuar dhe përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm, të  sinqertë dhe shumëplanësh të prezencës ndërkombëtare në Shkup, kërkon që ajo të jetë këmbëngulëse në demokratizimin e sistemit politik në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare”, thuhet në regimin e LU.

Exit mobile version