Site icon PORTALB

Mbyllja e bankave në Greqi ndikon tek tenderat e energjisë

Greqi

Bankat në Greqi vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërkohë që kjo situatë ka ndikuar edhe për tenderat e kompanive të cilat do të pajiseshin me licencë për kërkimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve në zona të ndryshme, përfshirë këtu edhe kërkimet mbi Detin Jon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tenderat e hapura nga Ministria e Energjetikës të Greqisë koha e dorëzimit të ofertave mbaroi, ndërkohë për shkak të mbylljes së bankave shumë kompani nuk arritën të përfundonin aplikimet e tyre. Theksohet se numri i aplikuesve për tendera në këtë fushë janë vetëm 3 kompani, por emri i tyre nuk bëhet i ditur.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Energjetikës thuhet se aplikimet për tenderat në fjalë ishin shtyrë për një periudhë 10 ditore për shkak të mbylljes së bankave. Ndërkohë në deklaratë thuhet se aplikimi i tre kompanive për marreje tenderëve për kërkimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve në det mund të jetë një hap pozitiv dhe i besueshëm.

Nga ana tjetër theksohet se shkak për mos aplikimin e shumë kompanive është pamundësia e depozitimit të garancisë prej 100 mijë euro. Sipas rregullave të Institucionit të tenderimeve të Greqisë thuhet se depozitimi i letër garancive duhet të bëhet në një bankë greke ose në degën e një banke të huaj në Athinë. Për të parandaluar ikjen e sasive të mëdha të parave bankat greke qëndrojnë të mbyllura që nga data 29 qershor.

Exit mobile version