Kronologjia e mohimit të Nikolla Gruevskit

Me firmosjen e marrëveshjes së mbrëmshme, kryeministri Nikolla Gruevski ka firmosur edhe opsionin e dorëheqjes së tij pavarësisht se që nga fillimi i publikimit të përgjimeve e deri dje ai deklaronte se nuk do të jepte kurrë dorëheqje nga posti i tij, shkruan Alsat-M.
Në shumë paraqitje publike, që nga shkurti i vitit të kaluar, Gruevski theksonte se do të mbetej në krye të Qeverisë dhe nuk do të lejojë cenim të vullneti zgjedhor të shumicës së popullit.

Zoti Gruevski, SHGM-ja kërkoi dorëheqjen tuaj dhe të krerëve të DSK-së dhe MPB-së. A do jepni dorëheqje? “Jo!”, u përgjigj i prerë Gruevski më 27 shkurt, 2015.

“Kërkesa e tyre kryesore ishte të formohet e ashtuquajtura qeveri kalimtare. Diçka si koalicion i gjerë nëse mund të kuptoj mirë dhe dorëheqje nga qeveria, nga unë, nga ministrat e tj. Për atë se kush do të jetë në qeveri e kush jo, vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje. Ata janë që vlerësojnë, japin votën, besimin se cila parti politike dhe kush do të jetë kryeministër, e jo z. Zoran Zaev”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër (12.03.2015).

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, as të pranoj qeveri kalimtare. Kam obligim të merrem me atë që e bën Zaevi, të merrem me këtë dhe të gjej zgjidhje që Maqedonia të ec përpara”, theksoi Nikolla Gruevski, kryeministër (16.05.2015).

“Ne jemi të hapur për bisedime, por nuk do të lejojmë zgjidhje që është e kundërt me vullnetin zgjedhor të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër (18.05.2015).

 

“Ne arritëm marrëveshje ku LSDM kthehet në parlament më 1 shtator. Si zgjidhje sistematike tash dhe para të gjtha zgjedhjeve parlamentare, qeveria do të tërhiqet dhe do të reformohet qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve” tha Gruevski duke mos shpalosur se kjo do të thotë që ai nuk do të jetë më kryeministër më së voni më 15 janar kur dhe do të fillojë me punë Qeveria e re. 15.07.2015

Lajme të ngjashme

Back to top button