Site icon PORTALB

Njihuni me dy shqiptarët e parë që diplomuan në Fakultetin e Shkencave të mjekësisë ligjore në Lozanë

Njihuni me dy shqiptarët e parë, që diplomuan në Shkencat Mjeko-Ligjore në Lozanë

Njihuni me dy shqiptarët e parë, që diplomuan në Shkencat Mjeko-Ligjore në Lozanë

Sevxhane (24 vjeçare) dhe Florim Fazlija (22 vjeçar), janë shqiptarët e parë që diplomuan në Fakultetin e Shkencave Mjeko-ligjore në Universitetin e Lozanës, në Zvicër.

Më 13 korrik atyre iu ndanë çertifikatat, me të cilat do të marrin diplomat për titullin Bachelor, ndërsa diplomat do t’u ndahen në nëntor.

Derisa nota më e lartë është 6, Sevxhanja diplomoi me mesatare 5.6. dhe Florimi me 5.9.

“Nga 48 orë ligjerata kemi pasur për javë dhe nga 30 orë praktikë. Gjithsej 50 nota, që përfshinin provime, praktikë, seminare dhe teste. Në vitin e parë kemi qenë 350 studentë, në të dytin 25, të diplomuar jemi 15. Prej neve 15, vetëm 6 do të shkojmë në Kanada.”- sqaroi Florimi për Portalb.

“Po, jemi shqiptarët e parë që arritëm të kryejmë këtë fakultet, ndërsa akoma nuk e ka kryer asnjë sllav e as rus.”-pranoi ai.

Sevxhanja aktualisht po bën praktikë në Lozanë dhe do të fillojë me punë si kriminaliste, në policinë juridike në Gjenevë. Florimi pas praktikës nuk do të fillojë menjëherë me punë si motra, por siç thotë ai, do të vazhdojë Master për t’u bërë prokuror ose udhëheqës i Policisë shkencore dhe juridike.

“Më 27 gusht do të nisem për Montreal për një semestër Master (Master in forensic science, tracelogy and crime analysis), kam edhe seminare në New York dhe Washington. Kam dëshirë ta bëj edhe një semestër në Sydney për projektet e Masterit.”-deklaroi Florimi.

Prindërit e dy studentëve të dalluar në Lozanë janë nga f. Çerkez i Kumanovës, por jetojnë në Gjenevë.

Fakulteti i Shkencave Mjeko-ligjore, në Lozanë është më e vjetër në botë (ka 100 vjet që ekziston). Fakulteti është unik në Zvicër dhe kombinon studime dhe hulumtime në fusha të ndryshme si: drejtësi, shkenca mjeko-ligjore, kriminologji dhe administratë publike. Fakulteti iu ofron studentëve njohuri nga E drejta pozitive dhe aftësi kritike e analitike. /Portalb.mk

 

Exit mobile version