Rënia e “diktaturës”?!

Pas bisedimeve maratonë për të zgjidhur krizën politike në Maqedoni, lideri i VMRO-DPMNE-së, kryeministri i Maqedonisë, më në fund ka pranuar të “dorëzohet” përballë presionit ndërkombëtar dhe të heqë dorë edhe nga posti i kryeministrit, në muajin dhjetor.
 
Johanes Hahn dhe ambasadorët Bejli dhe Orav duket se kanë mundur ta bindin Gruevskin të heqë dorë nga posti i kreut të qeverisë dhe më tej që pushteti të mos jetë vetëm në duart e tij, por edhe të partive të tjera, edhe të opozitës aktuale.
 
Gruevski duket se ka hequr dorë të të qënit “udhëheqës absolut”.
Përmes marrëveshjes, duket se së paku do të ketë më pak probleme me partizimin e plotë të institucioneve të shtetit.
 
Modeli, ku shteti, është i kapur politikisht nga një dorë e vetme “udhëheqësish”, duket se ka rënë pjesërisht.
 
Marrëveshja e bën Maqedoninë një shtet, ku tashmë mund të kemi më tepër pluralizëm, më tepër demokraci, më tepër liri.
 
Sigurisht, që Maqedonia ka probleme të shumta, të cilat kërkojnë të zgjidhen, por se një pjesë të tyre janë zgjidhur përmes kësaj marrëveshje.
 
Me koalicionin e ri, i cili është i gjërë, njëlloj gati si në Kosovë, shpresa është që dhe çështja e emrit të zgjidhet, pasi do ta afronte Maqedoninë për nga rruga euro-atlantike.
 
Çdo shtet e ka ditën e çlirimit, por se sot sa duket Maqedonia “u çlirua” (pjesërisht) politikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button