Site icon PORTALB

Tragjedia në Tiranë: Ishte hedhur nga vinçi sepse e kishte lënë e dashura!

Ishte hedhur nga vinçi

Një 25-vjeçar me shtetësi gjermane i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga maja e vinçit pranë një ndërtese në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës pranë ish-selisë së Partisë Demokratike.

Mungesa e dokumenteve të identitetit me vete bëri që të dyshohej rreth origjinës së viktimës.

Fillimisht, u raportua për një shtetas anglez, pasi nga deklaratat e dëshmitarëve në vendngjarje viktima foli anglisht.

Ndërsa pak orë pas ngjarjes, policia zbardhi të tjera detaje rreth identitetit të viktimës, duke thënë se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Dimo Dralle me shtetësi gjermane.

Shkak për vetëvrasjen e 25-vjeçarit dyshohet të ketë qenë ndarja nga e dashura e tij polake. /panorama/

Exit mobile version