Site icon PORTALB

5 gënjeshtra që mësuesit ua thonë nxënësve të tyre

Mesuese

A është i lumtur mësuesi juaj me detyrat tuaja apo thjeshtë pret pak nga ju? Më poshtë keni të radhitura disa “gënjeshtra” që mësuesit zakonisht u thonë nxënësve të tyre. Sigurisht, këto janë raste të përgjithshme dhe jo të gjithë mësuesit i “përdorin” ato.

Çfarë thotë mësuesi:
Çdo gjë që do e them do të jetë në provim kështu që kushtoni vëmendje.

Çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë:
Mbani qetësinë dhe mos luani me celularë.

Çfarë thotë mësuesi:
Këto njohuri do të ju ndihmojnë në të ardhmen!

Çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë:
Do të ju duhen këto njohuri vetëm nëse vendosni të bëheni një mësues.

Çfarë thotë mësuesi:
Është një libër i rëndësishëm të cilin duhesh ta lexosh për ta kuptuar më mirë këtë lëndë.

Çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë:
Ekziston vetëm një paragraf në të që është me të vërtetë i rëndësishëm, por dëshiroj të të shoh duke “vuajtur” përderisa lexon tërë librin.

Çfarë thotë mësuesi:
Jo, nuk jam gabim rreth këtij fakti. Ke lexuar ndonjë burim të pasigurt me informata të pavërteta.

Çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë:
Shpresoj të jesh gabim dhe nuk do të kem nevojë që ta rishkruaj tërë materialin tim.

Çfarë thotë mësuesi:
Do t’i lexoj esetë tuaja të mrekullueshme!

Çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë:
Shpresoj se të paktën e ke shqiptuar mirë titullin…

Exit mobile version