Site icon PORTALB

Shkupi e fitoi edhe një kontrolluese

Pamje nga ndeshja FC Shkupi - KF Vëllazërimi

Pamje nga ndeshja FC Shkupi - KF Vëllazërimi

Kanë vazhduar me paraqitje të mirë në ndeshjet kontrolluese futbollistët e FC Shkupi, të cilët në ndeshjen e tretë shënuan fitoren e dytë, kësaj radhe duke e fituar skuadrën e KF Vëllazërimi me rezultat 3:0.

Edhe në këtë ndeshje të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani, u treguan të mirë duke kryer me përpikëri të gjitha detyrat e marra para ndeshjes.

Në këtë ndeshje golat i kanë shënuar Fatmir Arifi, Ersen Asani dhe Miran Maksuti, ndërsa shkaku I angazhimeve munguan kapiteni Suat Zendeli dhe Ardian Nuhiu, ndërsa shkaku i lëndimit ka munguar edhe koreani Bum Geun-Bae.

Shkupi këtë ndeshje e filloi me këtë formacion. Maxharovski, Adili, Ersen Asani, Llazarevski, Hajdari, Bunjamin Asani, Bajrami, Zuka, Osmani, Arifi dhe Demiri. Luajtën edhe Janevski, Ademi, Maliqi, Çajani, Maksuti, Jasir Bajrami dhe Xhihan Seferi. Shkupi të mërkurën përfundon fazën përgatitore në Ohër, duke u kthyer në Shkup, ndërsa kontrolluesen e radhës e luan me 19 korrik, në Shtip kundër Bregallnicës. / Portalb /

Exit mobile version