Djaloshi që nisi udhëtimin nga Prishtina deri në Sarandë për bamirësi (Foto)

Fresk Sylhasi udhëtimin 500 km nga Prishtina deri në Sarandë do t’ia dedikojë nxënësve të shkollës së Thethit në Shqipëri.

Ideja e tij është që të tubojë fonde për t’u ndihmuar nxënësve të kësaj shkolle me mjete mësimore. Deri më tash në llogarinë bankare janë mbledhur 626.22 euro.

“Kemi paralajmërime për kontribute tjera dhe presim që fondi të rritet ndjeshëm. Ndërkohë, Fresku është angazhuar t’u shpërndajë qytetarëve fletushka dhe t’u flasë personalisht për kauzën”, thuhet në njoftimin e këtij djaloshi, transmeton Zëri.

Ndryshe, Fresku sot (e martë) i është afruar nisjes së udhëtimit për në cak.

Në fotot e mëposhtme është e ilustruar rrugëtimi dhe ndalesat sipas ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button