Site icon PORTALB

Mogherini: Kapitull i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare

Federica Mogherini

Federica Mogherini

Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit, kanë thënë diplomatët perëndimorë dhe iranianë.

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherni, ka thënë se marrëveshja “mund ta hapë rrugën për kapitullin e ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Në Vjenë të Austrisë, përfaqësuesit e Iranit dhe fuqive botërore: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë zhvilluar negociata intensive për arritjen e kësaj marrëveshjeje për programin bërthamor iranian.

Shtetet perëndimore e kishin akuzuar Iranin se dëshiron të prodhoj armatim atomik, akuza këto që Teherani i ka hedhur poshtë.

Exit mobile version