Site icon PORTALB

Nesër nis nënshkrimi i peticionit për liberalizim të vizave

BE nuk i do më azilkërkuesit, do të vendos sërish vizat?

Foto ilustrim

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS ka njoftuar se nesër fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

Kjo organizatë bën me dije se mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nëshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.

Organizatat partnere janë: Kosovo 2.0 – Prishtinë OJQ EC Ma Ndryshe – Prizreni OJQ Community Building Mitrovica – MitrovicëOJQ She-Era – Gjakovë,OJQ Vizioni i Syrit – Pejë,OJQ Network of peace Movement – Gjilan si dhe Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj.

Exit mobile version