Miss Oklahoma, Oliva Jordan është kurorëzuar, si Miss SHBA 2015 në Baton Rouge, Lousiana.
Fitueses së Miss SHBA 2015 ia dorëzoi kurorën Miss SHBA 2014 Nia Sanches nga Nevada, e cila nuk hezitoi ta urojë sërish atë në llogarinë Instagram.
Ky konkurs bukurie është zhvilluar të dielën, pavarësisht debatit të krijuar nga Donald Trup mbi meksikanët.
Transemtimi i këtij spektakli është realizuar nga rrjeti Reelz përfaqësuar nga personazhi publik Todd Newton dhe ish Miss Wisconsin, Alex Wehrley e cila ishte në rolin e shoqërueses.
Të shtunën në mbrëmje me anë të Twitter ai ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në shfaqje, pasi do të ishte i pranishëm në fushatën Phoenix.