Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Pasdite në pjesët malore është e mundur paraqitje e reshjeve të shkurtëra lokale të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Skup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Në dy ditët e ardhshme priten vranësira kalimtare me ç’rast në pjesët malore janë të mundshme reshjet e shkurtëra lokale të shiut. Të martën do të fryjë erë mesatare, vende-vende erë më e përforcuar e përkohshme që do të kushtëzojë rënie të temperaturës ditore, ndërsa prej të mërkurën sërish do të jetë mot stabil, i thatë dhe më i ngrohtë me indeksin UV 9.