Site icon PORTALB

Gjermania rrezikon konflikt të thellë me Francën

Merkel dhe Hollande

Shtyrja e Gjermanisë për “Grexit” (Greqia jashtë) mund të zhysë atë në një “konflikt të thellë me Francën”, tha Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Aselborn për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aselborn i bëri këto komente pas propozimit të bërë nga ministri i Financave gjermane, që Greqia të bëjë dalje pesë-vjeçare “Grexit” nga sistemi euro.

“Do të ishte fatale për reputacionin e Gjermanisë në BE dhe në botë në qoftë se Berlini nuk e shfrytëzon mundësinë ekzistuese me ofertat e reja të reformave greke”, tha ai.

Një konflikt midis Gjermanisë dhe Francës “do të ishte katastrofal për Evropën”, tha Aselborn.

Eurogrupi do të takohet të dielën për të sjell një vendim të mundshëm, nëse do të rifillojë ndihmën e re greke.

Greqia ka bërë një ofertë për ndihmë prej 53.5 miliard euro (59 miliard dollarë), me plan tre-vjeçar, duke premtuar për të bërë një numër reformash ekonomike të kërkuara nga kreditorët.

Nëse marrëveshja nuk arrihet të dielën, bankat greke nuk do të mund të hapen as javën e ardhshme, dhe se vendi do të detyrohet të largohet nga sistemi euro.

Exit mobile version