Site icon PORTALB

Teatri Shqiptar-Shkup shënon 65 vjetorin

Këtë vit Institucioni Nacional Teatri Shqiptar Shkup, shënon 65 vjetorin e ekzistimit. Të gjitha projektet e këtij viti do të mbajnë shenjën e këtij jubileu, dike filluar nga premiera e shfaqjes “Nën tavolinë” e Roland Topor në regji të Bilge Emin.

Premiera e parë në gjuhën shqipe “Martesa” e Gogolit, është realizuar në Teatrin Kombëtar të Maqdeonisë, më 12 korrik të vitit 1950. Këtë datë të rëdësishme  Teatri Shqiptar-Shkup, do ta shënojë në rrethin e vet të ngushtë, respektivisht shfaqjen “Nën tavolinë”  në këtë date do ta ndjekin vetëm të punësarit dhe personat e pensionuar të Teatrit Shqiptar dhe Teatrit Turk  në Shkup. Festa do të vazhdojë me të ftuar të tjerë më 13 dhe 14 korrik (që luhet në kuadër të festivalit Vera e Shkupit).

Më 31 korrik, në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” do të shfaqet premiera “Shërbëtori i dy zotërinjëve” nga K. Goldoni, në regji të Juxhel Erten si komprodukcioni Teatrit Shqiptar dhe  Teatrit Turk në nderim të 65 vjetorit të jetës së përbashkët  të këtyre dy teatrove. Shënimi i jubileut do të vazhdojë në sezonin e ardhshëm me shfaqet “Makbethi”; “Arseniku dhe dantelat e vjetra” dhe “Zoti i masakrës”.

Ndryshe, Teatri Shqiptar i sotëm është themeluar më 20 janar të vitit 1950 si pjesë e atëhershme e Teatrit Popullor të Pakicave. Më 1968, ky emërtim ndryshohet në Teatri Shqiptaro-Turk-Shkup dhe mban këtë emër deri në vitin 1974, kur formohen (Organizata Themelore e Punës së Bashkuar) Drama Shqipe, (Organizata Themelore e Punës së Bashkuar) Drama Turke,  si dhe Shërbimet e Përbashkëta pranë Teatrit të Kombësive. Emërtimi i sotëm i Institucionit, Institucioni Nacional Teatri Shqiptar Shkup, daton prej 25.02.2005.

Aktualisht për shkak të punimeve ndërtimore për rikonstruimin e objektit, Teatri Shqiptar bashkë me Teatrin Turk, punojnë dhe veprojnë në Teatrin e Komedisë në Shkup.

“Nën tavolinë”
Autor” Roland Topor, regjia Bilge Emin.  

Nën tavolinë e ndjek problemin e shpërnguljeve, vetmisë, dëshprimit të individit në botën moderne. Dhimbjet e vetmisë, gëzimet dhe vuajtjet e secilit individ  me pasqyrimin e tyre përmes humorit të zi, paraqesin kritikë serioze ndaj disa vlerave të paqëndrueshme, si fryt apo rezultat i të ashtuquajturës globalizimi i botës.

Rolet i interpretojnë: Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Ylber Murtezi, Zarije Jonuzi dhe Hamdi Rashiti. Skenografia është vepër e Nurullah Tunxher, kostumet janë të  Marija Pupuçevska, muzika e Kokan Dimushevski, ndërsa koreografe  e shfaqes është Krenare Nevzati-Keri.

Këtë shfaqe mund ta shikojnë vetëm 65 spektator, ndërsa për shkak të Muajit të shenjtë të Ramazanit dhe agjërimit, shfaqja fillon  në orë 22.00.

Exit mobile version