Site icon PORTALB

S’mund të ketë ekspetizë pa ekspertë

[Recenzion: Gruevski po bllokon bisedimet me Zaevin]

Gazetarët shpesh në tekstet e tyre i referohen ekspertëve për të sqaruar çështjet që trajtojnë. Por fjalia “këtë e thonë edhe ekspertët” të fushës përkatëse, pa dhënë asnjë prononcim nga ndonjë ekspert nuk është e mjaftueshme.

Linku deri te artikulli origjinal:Gruevski po bllokon bisedimet me Zaevin

Data dhe koha e publikimit: 07.07.2015

Data e recenzionit: 08. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë fillon me koment: “Kryeministri Nikolla Gruevski me ndihmën e faktorit ndërkombëtar po blen kohë dhe bën obstruksione ndaj liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Me këtë Gruevski jo vetëm që nuk dëshiron të zgjidh krizën politike në vend, por asnjëherë nuk mendon të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit, raporton Zhurnal.” Që lajmi të jetë relevant duhet të bazohet në burime të besueshme. Shpesh nevojiten qëndrime të ekspertëve të temave që trajtohen nga gazetarët. Konstatimi i tillë, ndonëse mund të jetë i drejtë, por pa e mbështetur në deklarata merret vetëm si qëndrim i gazetarit.

Teksti ngre dilema por krijohet konfuzion nëse ato janë të gazetarit ose të ekspertëve.

“Gruevski po jep deklaratën më qesharake duke theksuar se nuk ka kushte për t’u mbajtur takimi i radhës i liderëve politik. Ekspertët politik pyesin se si është e mundur që një kryeministër i cili sipas “bombave” të Zaevit është aq i zhytur thellë në krim, korrupsion dhe raste të montuara politike si “Monstra” të ketë dinjitet dhe të udhëheqë edhe më tej me shtetin.”

E gjithë fjalia ndonëse ngre çështje legjitime, pa mbështetjen në fakte dhe ekspertë konkret, mbetet opinion i gazetarit. Gazetarët gjatë raportimit duhet të  mos përfshinë mendimet e tyre.

Mënyrat e këtilla të argumentimit janë shembuj të teksteve që mund të konsiderohen si tekste që kanë më shumë komente se sa informacionit.

Exit mobile version