Site icon PORTALB

Ja se çfarë parashikon paktea e re greke që pritet të pranohet nga Parlamenti Evropian

Aleksis Cipras

Aleksis Cipras

Parlamenti grek do të votojë propozimet e qeverisë së Athinës, për të siguruar paketën e tretë të ndihmës nga kreditorët. Analistët thonë se plani i ri i Kryeministrit, Aleksis Cipras, përmban shumë elemente, të cilat u kundërshtuan në referendumin që u zhvillua të dielën e kaluar.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, seanca e së premtes nuk do të jetë e lehtë. Parashikohet që Kryeministri grek të përballet me kundërshtimin e vetë deputeteve të partisë së tij “SYRIZA”.

Megjithatë, Zëdhënësi i Parlamentit, Nikos Filis, u shpreh “besimplotë” se parlamenti do t’i japë qeverisë mandatin për të negociuar me kreditorët, për paketën e tretë të shpëtimit, përmes të cilës kërkon 53.5 miliardë euro dhe ristrukturimin e borxhit.  Koalicioni qeverisës grek ka 162 deputetë nga 300, duke patur edhe mbështetjen e shumë prej ligjvënësve të opozitës.

Paketa greke parashikon:

Në Bashkimin Europian, paketa është mirëpritur. Presidenti francez, Fraçois Hollande tha se plani është i besueshëm dhe shumë serioz.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” ka siguruar një kopje të planit grek prej 13 faqesh “Veprimet Paraprake” sipas të cilit, ndryshimet në sistemin grek të shitjeve do të krijojnë të ardhura shtesë, me rreth 1% të Prodhimit të Brendshëm, çdo vit.

Po kështu edhe reforma në pensione, që sipas planit do të nisë këtë muaj, do të garantojë të njëjtat kursime edhe për vitin e ardhshëm. Të dy këto pika, sipas “Wall Street Journal” janë në përputhje me kërkesat e kreditorëve, vendet e tjera të Eurozonës dhe FMN – së.

Ministri grek i Energjisë, Panajotis Llafazanis tha se vota “Jo” e referendumit u shndërrua papritur në një “Po”, përulëse.

Të premten u zhvilluan mitingje kundërshtare në mbështetje dhe kundër paketës se qeverisë. Dokumenti do të shqyrtohet të shtunën nga Ministrat e Financave të Eurozonës, ndërsa të djelën në Samitin e Udhëheqësve të BE.

Exit mobile version