Site icon PORTALB

Japonia vendos tualete nëpër ashensorë

Ashensor

Gjendeni në ashensor. Ndjeni tërmet dhe frikësoheni. Ndalet rryma dhe jeni të robëruar në ashensor. Nuk dihet se sa do të mbeteni brenda…Japonia i merr parasysh këto situata, dhe prandaj vendos tualete për raste urgjente në ashensorë.

Ministri i infrastrukturës në Japoni, sëbashku me kompanitë nga industria kanë plan të vendosin tualete mobile në të gjithë ashensorët, si dhe sasi të ujit.

Pse ky interes i papritur për masa urgjente nëpër ashensorë?

Të shtunën e kaluar, një tërmet me fuqi prej 8,1 shkallë ndali funksionimin e 19.000 ashensorëve japonez. Çdo mision për shpëtim ka zgjatur mbi një orë. Për një vend që paraqet sinonim për tërmete, ky është një problem i madh.

Tërmeti i javës së kaluar kishte epicentër në pothuajse një mijë kilometra nga Tokio, por dridhja është ndjerë në tërë vendin.

Asociacioni i ashensorëve në Japoni informon që vetëm në Tokio ka më tepër se 150.000 ashensorë (për krahasim, në Njujork janë 58.000). Shkencëtarët supozojnë që tërmeti i ardhshëm i cili do ta godet Japoninë më fuqishëm mund të robërojë me dhjetëra mijëra njerëz.

Exit mobile version