Site icon PORTALB

Një grua humb jetën në një aksident në aksin Shtip-Veles

Foto arkiv

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Shtip-Veles, në të cilin një grua e ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para të policisë aksidenti ka ndodhur në fshatin Saramzalinë, kur automjeti në të cilin është transportuar viktima është përmbysur.
Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip më shumë detaje për fatkeqësinë paralajmëroi gjatë ditës.
Exit mobile version