Rruga Kërçov-Ohër sot pasdite do të ndërpritet për kohë të shkurtë

Aksi rrugor Kërçovë-Ohër midis qafës malore Presekë dhe fshatit Vërbjan sot do të jetë në ndërprerje prej 15-20 minuta, në periudhën kohore prej orës 14 deri në orën 15.

Shkak për ndërperjen është kryerja e punëve në këtë pjesë të rrugës, informon Auto Motolidhja e Maqedonisë.
Nesër në aksin e njëjtë rrugor vetëm në vendin Izvor sërisht komunikacioni do të jetë në ndërprerje prej 15-20 minuta, në periudhën prej orës 16 deri në orën 17.
Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni do të zhvillohet nëpër vende të lagështa./mia

Lajme të ngjashme

Back to top button