Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti sot

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Në disa vende posaçërisht në orët e pasditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa do të ketë kushte edhe për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtëra të shiut me bubullima të rralla, posaçërisht më shumë kushte për reshje do të ketë në pjesën jugperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri më 21 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 27 deri 35 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri në 31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë 8.

Gjatë uikendit dhe në fillim të javës së ardhshme moti në Maqedoni do të jetë kryesisht stabil, i thatë dhe i ngrohtë.

Exit mobile version