Kryetari i parë i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov , gjatë një interviste për “Lajme 24”, thotë se është e mundur që Ali Ahmeti të ketë më shumë informacion për situatën rreth bisedimeve për emrin se sa vetë Nikolla Gruevski, prandaj, sipas tij, deklarata e Ahmetit në “Alsat M”, duhet ët merret seriozisht.
Stojan Andov, mendon, se qëndrimet e kundërta në mes liderit të BDI-së dhe koalicionit qeveritarë VMRO-së, janë pasojë e mungesës së këmbimit të informacionit në mes këtyre dy partive si dhe faktit që ndoshta Ahmeti ka më shumë informacion se sa Qeveria.