Do të veprojmë gjatë stinës së verës me të gjitha mjetet demokratike, do të publikojmë material nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, ndërsa gjatë stinës së vjeshtës presim që e gjithë kjo të intensifikohet, thotë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev për Kapital.
Vizitën e ndihmës-sekretares amerikane të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Viktoria Nuland, më 13 korrik, Zaev e cilësoi si të rëndësishme.
“Bashkësia ndërkombëtare është e angazhuar në mënyrë miqësore ndaj nesh. Çdo propozim i mirë është i mirëseardhur. Nëse ka një propozim të mirë, sigurisht që do të merret parasysh”, thotë lideri I LSDM-së.