Site icon PORTALB

Një vit nga lufta në Gaza, ja dëmet që u shkaktuan

Një vit nga lufta në Gaza

Gaza

Nuk ka asnjë fshat në Rripin e Gazës që nuk tregon shenja të agresionit izraelit nga lufta e fundit, e cila sot shënon njëvjetorin.

Më 7 korrik 2014 Izraeli nisi një luftë kundër Rripit të Gazës të quajtur “Operacioni mbrojtës”, i cili përfundoi më 26 gusht 2014.

Hamasi e quajti luftën “Kashta e ngrënë,” duke iu referuar një ajet Kuranor në lidhje me humbjen e armiqve të Islamit.

Mbeturinat e krijuar nga lufta janë vlerësuar të jenë afër 2.5 milion ton, sipas Ministrisë palestineze të Punëve Publike dhe Strehimit. Rrënojat janë gjithnjë e më të pranishme para syve të palestinezëve, duke i përkujtuar për nga pasojat e ashpra të agresionit izraelit, transmeton Mesazhi.

Rripi i Gazës është i njohur të jetë zona me popullsi më të dendur në botë, me 1.8 milionë banorë.
Gjatë 51 ditëve, enklava e rrethuar ishte ekspozuar ndaj agresionit ushtarak të Izraelit, si nga toka ashtu edhe nga ajri. Operacioni çoi në vrasjen e 2147 palestinezëve, në mesin e tyre 578 fëmijë, 489 gra dhe 102 persona të moshuar.

Njëmbëdhjetë mijë palestinezë u plagosën, një mijë prej të cilëve tani janë me aftësi të kufizuara të përhershme, sipas një raporti nga Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Izraelitët masakruan 144 familje, duke vrarë tre ose më shumë anëtarë të familjes nga secila prej tyre, sipas raportit. Në anën tjetër, deklaratat zyrtare izraelite kanë zbuluar se 68 ushtarë të Ushtrisë së okupimit dhe katër civilë, u vranë.

Numri i izraelitëve të plagosur ishte 2522, 740 prej të cilëve ishin ushtarë, dhe afërsisht gjysma e të cilëve janë bërë të paaftë, sipas raporteve të Izraelit të publikuar javën e kaluar.

Gjatë luftës, Brigadat Qassam të krahut ushtarak Hamas, njoftoi më 20 korrik 2014, është kapur ushtari izraelit Shaul Aaron, ndërsa në kërkim të tij ushtria kreu një inkursion në lindje të qytetit të Gazës.
Dy ditë më vonë, ushtria izraelite ka pranuar se ata kishin humbur Aaronin, duke thënë se ai kishte gjasa të jetë vrarë në një betejë me luftëtarë të Hamasit.

Izraeli akuzon Hamasin për mosdhënien e kufomës së oficerit izraelit, Hadar Goldin, i cili u vra në një përleshje të armatosur në lindje të qytetit Rafah më 1 gusht, 2014.
Gazetat izraelite kanë botuar së fundmi raporte përreth mundësisë së mbajtjes së ushtarëve si pengje të Hamasit.
Forcat izraelite kryen 60.664 sulme ajrore, tokësore dhe detare në Gaza.
Sipas statistikave të përpiluara nga Agjencia e Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (UNRWA), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), numri i njësive të banimit të shkatërruara tërësisht është 12.000, ndërsa i atyre të shkatërruara pjesërisht është 160.000.
Sipas deklaratave të Kombeve të Bashkuara, strehimoret e UNRWA kanë arritur strehojnë 300,000 refugjatë në më shumë se 91 shkolla dhe objekte që i përkasin organizatës së OKB-së.
Ka ende rreth 22.000 palestinezë të pastrehë, sipas statistikave nga Ministria palestineze e Punëve Publike dhe Strehimit.

Ministria, si dhe organizatat bamirëse arabe dhe ndërkombëtare, kanë shpërndarë shtëpi të lëvizshme për të prekurit nga agresioni fundit. Gjatë luftës 51-ditore, Ministria palestineze e Ekonomisë ka vlerësuar humbjet e përgjithshme direkte dhe indirekte nëpër tërë Rripin e Gazës, prej rreth 5 miliardë dollarë.

Pesëqind objekte ekonomike, të mëdha dhe strategjike, të mesme dhe të vogla, u dëmtuan.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, lufta çoi në humbjet në sektorin e bujqësisë duke arritur 550 milion dollarë.
Ministria e Cështjeve fetare, tha se Izraeli shkatërroi 214 xhami gjatë agresionit.
Aeroplanët izraelitë kishin në shënjestër më shumë se 30 spitale dhe qendra shëndetësore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Banka Botërore lëshoi ​​një deklaratë më 22 Maj 2014, duke thënë se “niveli i papunësisë në Rripin e Gazës ka arritur në 43 për qind, më e larta në botë. Pothuajse 80 për qind e banorëve të Gazës marrin përfitime të sigurimeve shoqërore, dhe 40 për qind e tyre janë ende nën nivelin e varfërisë. ”
Me ndërmjetësimin egjiptian, Izraeli ka arritur një armëpushim me fraksionet palestineze në Rripin e Gazës më 26 gusht 2014.

Armëpushimi i dha fund luftës 51-ditore dhe kjo përfshihet në dispozitat e saj në rifillimin e bisedimeve jozyrtare palestineze-Izrael brenda një muaji nga hyrja në fuqi e armëpushimit.
Palët palestinezë dhe izraelite u pajtuan në 23 shtator 2014, për të mbajtur negociata jozyrtare, me ndërmjetësimin egjiptian, me qëllim të forcimit të armëpushimit.

Exit mobile version