Site icon PORTALB

Malala liderëve botërorë: Reduktoni shpenzimet për ushtrinë dhe siguroni arsimin e çdo fëmijë

Malala Yousafzai

Malala Yousafzai, fituesja e Çmimit Nobel për paqe, ka porositur liderët botërorë të reduktojnë shpenzimet për ushtrinë dhe të sigurojnë arsimin e lirë për çdo fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Malala dje bëri thirrje vendeve në botë për heqjen e shpenzimeve ushtarake për një periudhë tetë ditëshe në mënyrë që çdo fëmije t’i mundësohet arsimi i lirë për shkollën 12-vjeçare.

Ajo vuri në dukje se do të ishin të mjaftueshme 35 miliardë euro në vit që të financohet edukimi shkollor për çdo fëmijë.

“Kjo ndoshta duket si një shumë e madhe parash, por në realitet nuk është aq shumë”, tha Malala në samitin për arsim i cili nën organizimin e Kombeve të Bashkuara u mbajt në Oslo të Norvegjisë.

Malala paralajmëroi se e njëjta shumë shpenzohet për arsye ushtarake.

“Në esencë, fatkeqësisht 35 miliardë euro shpenzohet për ushtrinë në periudhën prej vetëm tetë ditëve”, ka thënë Malala.

Exit mobile version