Dy gra, njëra nga Manastiri, ndërsa tjetra nga Tearca, mbrëmë janë paraqitur në polici si të zhdukura.
MPB njoftoi se mbrëmë në orën 21:00 në SPB Manastir, S.R (64) ka paraqitur se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij M.R (33).
Në stacionin policor në Tearcë, mbrëmë në orën 22:15 , 41 vjeçari R.SH nga fshati Sllatinë i Tetovës, ka paraqitur se më 3 korrik rreth orës 11 nga shtëpia është larguar dhe nuk është kthyer bashkëshortja e tij 27 vjeçare e pakurorëzuar.
MPBja po ndërmerr masa për gjetjen e dy grave të zhdukura.