Site icon PORTALB

RDK: PDSH adresë bashkëpunimi e ka VMRO-në

RDK

RDK

Pasi që Kryetari i Komunës së Strugës njoftoi se për PDSH-në është e pranueshme vetëm shkrirja e RDK-së në PDSH, dhe jo ndonjë formë tjetër bashkëpunimi, reagoi RDK-ja duke i quajtur deklarata joserioze të Selës.

RDK shprehet se është për të ardhur keq që një person që fitoi mandatin politikë në Strugë falë faktit që RDK nuk nxori kandidat për kryetar komune dhe që u përkrahë nga të gjithë shqiptarët të manipulojë opinionin publik për mosfillimin e dialogut RDK-PDSH dhe të fajësojë pa të drejtë RDK-në. 

“RDK kur bëri kundërofertën e saj për fillim të negociatave ‘vetëm për bashkëpunim potencial dhe assesi bashkim’ kishte parasysh përvojën negative me këtë subjekt në vitin 2012 dhe në veçanti lojën hileqare të PDSH-së në zgjedhjet e fundit lokale ku me votat e saja të korruptuara në Gostivar u mundësua fitorja e kandidatit të BDI-së. 

Asnjë zyrtar i lartë i RDK nuk ka pasur kurrfarë negociatash me persona përgjegjës të PDSH-së përkundër faktit që ka pasur iniciativa individuale për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të bllokut opozitar shqiptarë. 

Ngel obligim i historiografisë shqiptare të shtetit shqiptarë që të bën publikë emrat dhe mbiemrat e këtyre ‘matrapazëve politikë’ që janë me bollëk në strukturat menaxheriale të partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, që të mund çështja e pazgjidhur shqiptare të nxirret nga kthetrat e shërbimeve sekrete antishqiptare. 

RDK i propozon PDSH-së që propozimin e sajë për bashkim që e dërgoi në adresën e gabuar të RDK-së ta dërgojë në adresën e vërtetë të VMRO-DPMNE dhe në këtë mënyrë të realizojë ëndrrën e saj për t’u kthyer në pushtet pa përkrahjen demokratike të popullit shqiptarë”, vijon reagimi i RDK-së së Rufi Osmanit.

Exit mobile version