Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga qelitë e paraburgimit të këngëtarit Ylber Abdullahu, ose i njohur ndryshe si Cozman.
Abdullahut, i cili ishte i shoqëruar në makinë me këngëtaren e njohur shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm, Ajtuna Sejdiu, e njohur ndryshe si Tuna, iu gjet hashash në makinë.
Cozman u kap të premten nga policia pas një kontrolli rutinë dhe tani për lirimin e tij duhet të paguajë një garanci pasurore që shkon 5 mijë euro.