Kryetari i LSDMsë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv dhe kryetar i Komisionit për ekonomi, Dragan Tvedovski sot pasdite u takua me delegacionin e udhëhequr prej kongresistit amerikan, Eliot Engel.
Në takim mori pjesë edhe ambasadori i SHBAsë, Xhes Bejli. Siç kumtoi LSDMja, kriza politike aktuale në Maqedoni, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivat euroatlantike ishin temat kryesore të bisedimeve. Pasi i shprehi pikëpamjet e tij për gjendjet, Zaev shprehu pritje se shumë shpejtë do të mbahet takim i liderëve, duke theksuar se nevojitet seriozitet dhe përgjegjësi nga të gjitha palët e interesuara të qytetarëve dhe jo ndaj qëllimeve personale dhe partiake.
Kongresisiti amerikan Engel dhe anëtarët e delegacionit veçanërisht janë interesuar për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Kryetari i LSDMsë Zaev e theksoi shembullin pozitiv me koalicionin Qytetarët për Maqedoninë, që tregoi, siç tha, se qytetarët, pavarësisht dallimeve në baza të ndryshme, mund të funksionojnë bashkë, kur ekziston vullnet i sinqertë.