Site icon PORTALB

Punët ndërtimore të sistemit të furnizimit me ujë për Tetovën po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë

Punët ndërtimore të sistemit të furnizimit me ujë për Tetovën po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë

Punët ndërtimore të sistemit të furnizimit me ujë për Tetovën

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi së bashku me  kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, sot vizituan lokalitetin ku po zhvillohen aktivitetet ndërtimore për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të sistemit të  furnizimit me ujë në Tetovë.

Kjo pjesë e ujësjellësit përfshinë tetë e gjysmë kilometra tubacion nga rezervuari grumbullues – “Leshnicë” deri te rezervuari grumbullues – “Studena Rekë”, me çka do të sigurohen në mënyrë plotësuese 200 litra ujë në sekondë për qytetarët e Tetovës.

-Ky projekt është me rëndësi të madhe për banorët e Tetovës dhe realizohet në përputhje të plotë me dinamikën e paraparë. Në fakt, gjatë vitit 2014 janë realizuar 50% të punëve të parapara ndërtimore, ndërsa përfundimi i tërësishëm i projektit është paraparë deri në fund të këtij viti. Vlera e përgjithshme investuese e  këtij projekti  është 2 milionë euro – deklaroi ministri Izairi.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, deklaroi se paralelisht me realizimin e këtij projekti është përgatitur edhe dokumentacioni teknik, i cili tanimë i është dorëzuar Ministrisë së transportit dhe lidhjeve për marrjen e lejes ndërtimore për ndërtimin e stacionit të filtrimit.

 

 

Exit mobile version