Vendqëndrim për emigrantët në një kamp special në Gjevgjeli. Pushteti lokal së bashku me përfaqësuesit e UNHCR-së dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë kanë vendosur që të sigurojnë një lokacion dhe kushte themelore për këto njerëz, të cilët në qytet arrijnë nëpërmjet kufirit Maqedoni-Greqi.
Nga UNHCR kanë kërkuar që kampi të vendoset në hapësira afër stacionit të autobusave dhe hekurudhës në Gjevgjeli, me qëllim që të parandalohet ecja e emigrantëve nga një qytet në një tjetër. Në kamp emigrantët do të kenë ujë për pije, ndërsa do të vendosen edhe tualete, tavolina dhe karige me mbrojtje nga dielli.