Pse femrat rrinë në një lidhje jo të mirë?

Femrat rrinë në një lidhje jo të mirë sepse frikësohen se do të mbesin vetëm, shpresojnë që gjërat do të përmirësohen, nuk duan t’i lëndojnë fëmijët, e shpesh kanë frikë edhe nga ajo çfarë i pret në shkurorëzim…

Arsyeja më e shpeshtë pse femrat rrinë në një lidhje jo të mirë është sepse i frikësohen vetmisë. Disa femra më parë do të duronin ofendimet dhe përuljet, sesa vetë të ballafaqohen me atë që jeta të sjellë. Disa prej tyre mendojnë që jeta në vetmi është e mbivlerësuar, e kështu kënaqen edhe me një lidhje të keqe.

Divorci është stismë- Pa marrë parasysh sa e padurueshme është jeta bashkëshortore, një numër i madh i femrave rrinë në lidhje të keqe sepse i frikësohen reagimeve të rrethit. Divorci sjellë stigmë me të cilën ato nuk janë të gatshme të ballafaqohen.

Ora biologjike po i troket- Ora biologjike është edhe një arsye tjetër pse femrat durojnë diçka të padurueshme. Pas shumë viteve kontributi në lidhjen bashkëshortore janë të gatshme të durojnë edhe përuljet më të mëdha vetëm për të fituar fëmijë, sidomos nëse e kanë kaluar një moshë të caktuar.

Femrat nuk dëshirojnë ta lëndojnë partnerin- Nganjëherë problemet në lidhje ia nisin që në fillim, por në fazën e të dashuruarit është vështirë t’i vëresh ato. Pasi që kur atë e shihni bëhet vonë. Fëmijët, vitet e përbashkëta dhe momentet e bukura që i keni kaluar bashkë, nuk ju lejojnë ta lëndoni partnerin, edhe pse e dini që lidhja juaj nuk ka të ardhme të ndritur.

Nuk dëshirojnë t’i lëndojnë fëmijët- Divorci është një përvojë jashtë mase e dhimbshme, sidomos për fëmijët, e për këtë femrat shumë vështirë vendosin. Dëshirojnë t’u ofrojnë jetë normale, e atë që assesi nuk e dëshirojnë është që t’i ndajnë nga baballarët. Dhe pikërisht për këtë frikësohen të ikin dhe të ballafaqohen me jetën e nënës vetëushqyese.

Shpresojnë që gjërat do të rregullohen- Në disa situata është vështirë të ikni sepse përsëri shpresoni që gjërat do të përmirësohen. Por mundësia që diçka e tillë të ndodhë është shumë e vogël. Në vend të kësaj, partneri për më keq mund të fillojë të shfrytëzojë mirësinë tuaj, e kërcënimet tuaja që do të ikni thjeshtë i injoron.

Femrat mendojnë se nuk do ta gjejnë më të mirë- Vështirë t’i rrekesh diçkaje të re, e gjinia e butë shpesh e mban atë që e njeh, sepse frikësohet nga ajo që e pret. I tejkalojnë mangësitë e partnerit sepse mendojnë se nuk do të gjejnë më mirë se atë. Më e rëndësishmja është të mblidhni forcë dhe të provoni ta ndërroni jetën, sepse për fatin tuaj jeni përgjegjëse vetëm ju.

E shohin veten si pjesë të problemeve- Njerëzit tradhtojnë sepse mendojnë që kanë të drejt ta bëjnë, për këtë mos e merrni fajin e tyre. Kini në mendje se në vend të dashnores kanë mundur të gjejnë këshilltar për martesa apo edhe të kërkojnë divorc. Nëse lëshoni pe, në fund ju mund t’i ulni kriteret e juaja, e ai edhe më tej do ta shfrytëzojë mirësinë tuaj.

Nuk dinë për më mirë- Disa femra rrinë në lidhje të këqija sepse nuk dinë për më mirë. Shpesh i përsërisin gabimet e prindërve sepse ata i kanë shembuj. Ky perceptim i kufizon edhe jo rrallë pajtohen me faktin që për ata nuk ekziston asgjë më bukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button