Site icon PORTALB

Twitter: Miliona përdorues dhe shumë humbje

Twitter

Twitter

Twitter thotë se ka rreth 220 milionë përdorues aktivë në gjithë botën, por se vazhdon të humbasë dhjetra miliona dollarë.

Të dhënat janë pjesë e dokumentacionit që kompania është dashur të dorëzojë në qeverinë amerikane para kalimit në tregun financiar. Dokumenti thotë se Twitter shpreson të fitojë 1 miliardë dollar nga investitorët.

Kompania e vendosur në Kaliforni ishtë themeluar në vitin 2006, dhe është kthyer në një platformë për mesazhe të shkurtëra të njerëzve të ndryshëm, që nga yjet e filmit e muzikës e deri te politikanët e njohur.

Exit mobile version