Site icon PORTALB

OH Hilal me aksion humanitar në Manastir

OH Hilal me aksion humanitar në Manastir

OH Hilal me aksion humanitar në Manastir

Organizata Humanitare Hilal vazhdoi me karvanin humanitar duke organizuari shpërndarjen e ndihmave në produkte ushqimore dhe materiale sanitare, për nevojtarët në Manastir dhe rrethinë.

Aksioni i radhës u realizua në objektet e Myftinisë së Manastirit në prezencë të Myftiut Plumb ef. Veliu dhe operativës së kësaj myftinie, të cilët u angazhuan gjatë tërë procesit të shpërndarjes së organizuar të 200 pakove humanitare të dedikuara për skamnorët e këtij rrajoni.

“Në prezencë të Myftiut të Manastirit Plumb ef. Veliu dhe operativës së kësaj myftinie sot bëmë shpërndarjen e ndihmave humanitare të dedikuara për skamnorët dhe jetimët e rajonit të Manastirit” tha Kryetari i Organizatës Humanitare Hilal, Mustafa ef. Dauti i cili shtoi se aktivitete të tilla do të organizohen gjatë gjithë muajit të Ramazanit dhe ato do të ndërmerren në tërë territorin e Maqedonisë. “Muaji i Ramazanit është muaji i bamirësisë, muaj i solidaritetit, muaj humanitetit. Më shumë se kurrë, besimtarët, agjëruesit e kategorive të ndryshme, qofshin të pasur apo skamnorë, ballafaqohen drejt për së drejti me urinë dhe etjen, prandaj prej shumë elementeve tjera që ka ky muaj i pastërtisë e ka edhe ngritjen apo vetëdijesimin e besimtarëve karshi skamnorëve”…

Nga ana tjetër edhe Myftiu i Manastirit ef. Veliu shprehu kënaqësi për mbarësinë e këtij aksioni humanitar. “Përmes Organizatës Humanitare Hilal, të cilën e shfrytëzoj rastin ta falënderoj, bëmë shpërndarjen e 200 paketave humanitare për skamnorët dhe jetimët e Manastirit dhe rajonit për rreth. Këto ndihma do të ndihmojnë sado pak të ndikojmë në zbutjen e skamjes të këtyre njerëzve pikërisht në prag të muajit të bekuar të Ramazanit”.

Exit mobile version