Prej nesër kufizohet lundrimi i skuterëve dhe varkave nëpër liqene

Prej nesër fillon kufizimi për lundrim të skuterëve dhe varkave në ujërat e liqeneve natyrore në Maqedoni. Ndalesa për lëvizje është deri më 31 gusht, në periudhën prej orës 11 deri në orën 19 në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit. Varkat megjithatë, nuk guxojnë të lundrojnë në ujërat e liqeneve prej orës 21 deri në orën 05.

Njeriu i parë i Kapitanërisë Goran Ustijanoski paralajmëroi ndryshime rreth lëvizjes së objekteve lundruese, por për atë konkretisht pasi do të përfundojë shënimi.

“Pas shënimit do të vijojnë ndryshime në regjimin e lundrimit, por konkretisht do të dihet se kur do të përfundojë shënimi”, deklaroi Ustijanoski për MIA-n.

Kufizimet për lundrim të skuterëve, sipas tij, janë për sigurinë e notuesve dhe të pjesëmarrësve në lundrim. Për mosrespektimin e vendimit është parashikuar gjobë prej 800 eurove, por Ustijanoski theksoi se së pari do të veprojnë në mënyrë edukative dhe parandaluese me këshillim.

“Ekzistojnë shkelje për të cilat menjëherë mundemi të japim ndalesë, menjëherë të sanksionojmë, por ekzistojnë disa mungesa ku mundemi të këshillojmë, të japim afat deri kur mund të largohen mangësitë. Përderisa ai afat nuk respektohet atëherë hyn në fuqi ndalesa për lundrim, por nëse vazhdohet me lundrim edhe më tutje do të caktohen gjoba”, sqaroi Ustijanoski.

Për shkak të arsyeve të sigurisë, natën do të ndalohet lundrimi i varkave nëpër ujërat e liqeneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button