Karakteristikat e një njeriu me imagjinatë krijuese

Krijimtaria është ai lloj mendimi që udhëheq në produkte krijuese, në produkte të rinj, unike dhe të pazakonshme, por që janë të dobishme për individin apo për shoqërinë në të cilin ai jeton. Të tilla janë zbulimet, teoritë, veprat artistike, ndërtimet teknologjike, ligjet, zbulimet mjekësore. Madje edhe ndryshimi në fushën dekorative apo në mënyrën e jetesës është një produkt krijues.

Karakteristikat e një njeriu me imagjinatë krijuese janë:

  • Lehtësi shprehjeje
  • Fleksibilitet
  • Individi është i aftë të analizojë një gamë të madhe afrimesh për ndonjë problem, por pa humbur nga sytë qëllimet kryesore të tij
  • Ndjeshmëri ndaj problemeve
  • Origjinaliteti
  • Ai ushqehet me habinë, ndryshimin (udhëtimet, ndryshimin e aktiviteteve, zhytje drejt së papriturës), ka nevojë të rinovojë eksperiencat
  • Nevoja është nëna e të gjitha zbulimeve, por babai është kureshtja
  • Aftësi për të admiruar
  • Hapje ndaj nënvetëdijes
  • Nevojitet që dikush të ketë më tepër energji, më tepër vrull, t’u përgjigjet mallëngjimeve dhe ndjenjave më mirë se gjithë të tjerët
  • Ka kauza
  • Ka një dëshirë të fortë për të krijuar, një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe detyrës, si dhe të qëllimit që do të arrij
  • Jeton në të tashmen
  • Durim dhe përqendrim
  • Një total i përpjekjeve të dështuara nxit krijimtarinë, aktivizon procesin e vetëdijshëm të meditimit dhe inkubacionin e ideve
  • Aftësia për të “luajtur” me idetë, duke gjetur zgjidhje fantastike për probleme
  • Aftësia e analizës dhe sintezës
  • Durim në gjërat e ndryshme
  • Kujtesë krijuese, e cila ka nevojë për rrjedhshmëri dhe dinamikë

Lajme të ngjashme

Back to top button