Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së festimit të 24-vjetorit të Partisë Socialiste tha se pas fitores në zgjedhje, kremtojnë festën e partisë.
Rama ka falenderuar të gjithë socialistët e progresistët për angazhimin në fitoren e javës së kaluar të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë ka falenderuar fitueset gra dhe burra të ASHE, të cilët morën besimin tyre për të drejtuar qeverisjen vendore. Rama ndërsa ka uruar edhe kreun e opozitës për ditëlindjen, tha se e kishte ftuar në festën e PS-së por ka vendosur që të mos jetë i pranishëm. Ndërsa nga fronti i djathtë i pranishëm në këtë ceremoni është deputeti Tritan Shehu.