Gazetari provokon Gruevskin dhe Stavreskin (VIDEO)

Gazetari Sasho Ivanovski-Politiko ka vazhduar t’u parashtrojë pyetje në stilin e tij. Kësaj radhe ai i ka parashtruar pyetje kryeministrit Nikola Gruevski dhe ministrit të financave Zoran Stavrevski, gjatë vizitës që ata kanë realizuar në komunën Shuto Orizare dhe takimit që kanë realizuar me deputetin Amdi Bajram.

“Z. Gruevski, varrezat e Butelit nuk janë larg prej këtu. A do të shkoni t’i vizitoni dhe t’i falënderoni të vdekurit që votuan për partinë e juaj, sepse nga bisedat e përgjuara u vërtetua se edhe persona të vdekur kanë votuar për ju. Ivanov i falënderoi votuesit nga Pusteci që kanë votuar për të dhe nuk është fer që edhe ju të mos i falënderoni votuesit e vdekur”, ëhstë pyetja e Politikos, derisa Gruevski bëhet se nuk e dëgjon dhe vazhdon bisedën me Amdi Bajramin.

Me këtë rast Politiko i ka parashtruar pyetje dhe ministrit të financave Zoran Stavrevski, lidhur me bukën dhe çokollatat.


Lajme të ngjashme

Back to top button